Rudina Hajdari: Nëse Azem Hajdari ishte gjallë do përkrahte Olldashin, jo Bashën

12 Shtator 2023 | 18:05

Sot bëhen 25 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit  Azem Hajdari u vra me armë zjarri jashtë godinës së selisë blu, më 12 shtator 1998. Deputeti dhe ish-udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990 që përmbysi regjimin komunist në Shqipëri, u ekzekutua në moshën 35-vjeçare.

Në një intervistë për Euronews Albania, Rudina Hajdari, ish-deputete e PD dhe vajza e Heroit të Demokracisë tha se nëse Azem Hajdari do ishte gjallë sot gjërat në PD do ishin shumë ndryshe.

Sipas saj, Azem Hajdari do kishte një rol përbashkues në PD ndërsa do të ishte potencial për drejtimin e partisë.

Hajdari u shpreh se nëse i ati do ishte gjallë nuk do ta kishte lejuar zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të PD dhe me shumë gjasë do të  kishte mbështetur Sokol Olldashin në garën për kreun e partisë.

“Ai po të ishte sot do ishte një figurë unitare në PD. Emërimi i Bashës si kryetar nuk do të ndodhte nëse Azem Hajdari do ishte gjallë se nuk fitoi asnjëherë zemrat e demokratëve. Nëse do të ishte gjallë në atë kohë do kishte përkrahur Olldashin, jo Bashën”, tha Hajdari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023