A ka më enigmë për vrasjen e Azem Hajdarit? E bija: Ishte politike…
Ish-deputetja e Partisë Demokratike dhe e bija e Azem Hajdarit foli në një intervistë për Euronews Albania 24 vite pas vdekjes së të atit.
Ajo tha se ka kaluar shumë kohë dhe tashmë duan t’i fashisin konfliktet.
“Azem Hajdari ka qenë një njeri shumë parimor, shumë i fortë dhe shumë guximtar në mënyrën se si ai luftonte për idealet dhe parimet e tij. Kjo më ka frymëzuar si një politikane e re, si e bija e tij, por edhe në ambientin që jemi sot në politikën shqiptare ku mendoj se figura e tij dhe vepra e tij sa vjen e bëhet dhe më e dobishme për t’u parë si pikë referuese sepse janë shumë pak të tillë në arenën politike,” – u shpreh Hajdari.
Azem Hajdari ishte udhëheqës i Lëvizjes Studentore të dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik. Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, partia e parë opozitare, dhe Kryetar i Komisionit Nismëtar të kësaj partie. Azem Hajdari ishte deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 1991 e deri sa u vra në shtator të vitit 1998.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 21:10 Hezbollahu kundërshton armëpushimin e rinovuar të arritur nga Izraeli dhe Libani
- 21:07 Konflikti në Gjirin Persik/ Teherani kërkon lirim të 50% të fondeve të ngrira pas nënshkrimit të memorandumit me SHBA-në
- 21:05 Trump: Rezoluta e Dhomës së Përfaqësuesve për të kufizuar fuqitë e luftës është jopatriotike
- 21:00 Paraqitje pozitive ndaj Izraelit, Sherri: Nder dhe krenari të vesh atë fanellë, nuk do e harroj kurrë!
- 21:00 Dy trofe në këtë sezon, Interi “shpërblen” me kontratë të re trajnerin Chivu, detajet
- 20:54 Andoni Iraola emërohet trajneri i ri i Liverpoolit