I vuri flakën tokës së vet, por dogji 3 shtëpi, arrestohet 36-vjeçari në Finiq
Policia e Sarandës arrestoi një 36-vjeçar i cili një ditë më parë ndezi zjarr në tokën e tij në fshatin Livinë, në Finiq duke shkaktuar djegien e 3 shtëpive në këtë fshat.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Patrullës së Përgjithshme, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim M. B., 36 vjeç, banues në fshatin Livinë, Finiq.
Ky shtetas dyshohet se më datë 11.09.2023, rreth orës 11:00, ka ndezur zjarr në tokën e tij, në fshatin Livinë, bashkia Finiq dhe kur pa parë se zjarri po dilte jashtë kontrollit, është larguar. Zjarri, i favorizuar nga era, mori përmasa dhe për pasojë u dogjën pjesërisht 3 banesa në fshatin Livinë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut