Rikuperohet Van Goghu i vjedhur që vlen 6 mln euro, detektivi ia kthen muzeut

12 Shtator 2023 | 22:20

Është e vështirë të imagjinohet, por përmbajtja e kësaj çante vlen nga 3 deri në 6 milionë euro.

Është një pikturë e Van Gogh, që ishte vjedhur nga një muze i Holandës tre vjet më parë. Personi në video është detektivi Arthur Brand, i njohur ndryshe si “Indiana Xhons i botës së artit”.

Pas një hetimi të gjatë dhe në bashkëpunim me policinë holandeze, ai arriti të rikuperonte pikturën pasi u kontaktua nga një person që kishte akses tek ajo.

“U deshën 1 mijë e 300 ditë, por ja ku është dhe unë do t’ia dorëzoj pas pak drejtorit të muzeut. Besoj se ai do të jetë i lumtur”, tha Arthur Brand, detektiv privat.

Piktura daton që nga viti 1884 dhe u vodh nga muzeu “Singer” në qytetin e Larenit në mars të 2020-s, në mes të pandemisë, kur muzeu ishte i mbyllur. Si autori i vjedhjes edhe marrësi i pikturës tani janë prapa hekurave.

Bëhet fjalë për një tjetër aventurë të detektivit Arthur Brand, që përfundon mirë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026