Falsifikoi pikturat e artistit të njohur, 5 vite burg për ish-drejtorin e ankandit
Ish-drejtuesi i një ankandi, Michael Bartzman, u deklarua fajtor për falsifikim të pikturave të artistit Jean-Michel Basquiat.
Ai u dënua me 5 vjet burg. 45-vjeçari bashkë me një person inicialet e të cilit janë J.F., krijoi dhe shiti vepra arti që ai i paraqiti në mënyrë të rreme si vepra të Basquiat, thanë prokurorët federalë.
Në faqen e radios publike amerikane “NPR” thuhet se Bartzman dhe J.F., duke filluar nga viti 2012 prodhuan 20 deri në 30 piktura që i publikuan si të artistit amerikan Basquiat dhe i shitën duke ndarë fitimet.
Veprat e rreme të artit që Bartzman pikturoi dhe shiti gjetën rrugën e tyre në qarqet e artit dhe madje u shfaqën në një ekspozitë në Muzeun e Artit në Orlando si vepra nga Basquiat, raporton AP.
Vitin e kaluar, FBI sekuestroi 25 piktura false nga Muzeu i Artit në Orlando, i cili ishte një skandal i madh në botën e artit.
Jean-Michel Basquiat vdiq në moshën 28-vjeçare për shkak të mbidozës së drogës në vitin 1988.
LEXONI GJITHASHTU:
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion