Piktura e artistit të njohur austriak shitet për çmimin rekord
Vepra e fundit e artistit austriak Gustav Klimt është shitur në ankand 86 milionë euro duke vendosur një rekord të ri për pikturën më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në Evropë.
Piktura e njohur si ‘Zonja me freskuese’ pritej të shitej rreth 76 milionë euro por shifra theu çdo parashikim.
I përshkruar si një “portret i bukur, i pasur dhe tërheqës i një gruaje pa emër”, portreti u gjet në kavaletin e artistit në studion e tij kur ai vdiq papritur në shkurt 1918 në moshën 55-vjeçare.
Helena Newman, nga shtëpia e Ankandit Sotheby’s, tha se vepra ishte pikturuar gjatë kulmit artistik të Klimt-it, kur ai po krijonte disa nga veprat e tij më të famshme dhe eksperimentale. “Gruaja me Freskuese” pasqyron ndikimin e lëvizjes japoneze në artin modern dhe stilin unik të Klimt-it.
“Shumë nga ato vepra, sigurisht portretet për të cilat ai njihet më shumë, ishin porosi”, tha Newman.
Shitja e pikturës vuri një rekord të ri duke u bërë vepra më e shtrenjtë e artit duke mposhtur skulpturën e Alberto Giacometti-t The Walking Man I, e cila u shit gjithashtu në Londër në 2010 për 65 milionë paund.
LEXONI GJITHASHTU:
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion