Eksperti: Putin përfundon si Millosheviçi! Ja çfarë e pret presidentin rus

13 Shtator 2023 | 11:54

Eksperti për çështjet e sigurisë, Xhavit Shala, ishte këtë të mërkurë në studion e Euroneës Albania për të folur për zhvillimet e fundit nga Rusia dhe takimet që Putin ka bërë me liderin koreano-verior Kim Yong Un.

Shala tha se Putin mund të përfundojë si Millosheviç, të cilin njerëzit e vetë e dërguan në Hagë. Sipas tij edhe në Rusi mund të ndryshojë regjimi në të ardhmen dhe Putin mund të çohet në bankën e të akuzuarve për krime lufte nga vetë rusët.

“Çdo familje ruse që ka një titullar të familjes të përfshirë në konfliktin me Ukrainën, në krime lufte, në krime kundër njerëzimit duhet ta ndjej në kurriz, nuk duhet të dali dot jashtë atij territori, duhet ta ndjejë veten të kërcënuar. Ky është një mesazh për çdo aventurier në botë që do përpiqet të bëjë krim. Përveç anës ekonomike duhet të ndiqet edhe ana penale, pra të ndiqen penalisht. Nesër mund të vijë një regjim tjetër aty dhe është gati t’i shesë të gjithë këta, ki parasysh eksperiencën e Serbisë, Millosheviçi ‘vriste e priste’, kur erdhi puna po njerëzit e vet e dorëzuan në Hagë. Kështu do të vijë koha edhe për Putinin”,  tha Shala.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026