“Bashkë kundër imperializmit”, Putin pret Kim Jong Un: Marrëdhëniet në nivel tjetër
Presidenti rus Vladimir Putin priti në mënyrë të ngrohtë liderin koreano-verior Kim Jong Un. Dy krerët e shteteve u takuan në kozmodromin Vostoçni, në ekstremin lindor të Rusisë, për të diskutuar marrëveshjen që do t’i jepte një hov agresionit rus në Ukrainë.
Lokaliteti ku u zhvillua takimi është gjithashtu një tregues se në këmbim, Peniani do të sigurojë teknologji ushtarake, teksa përpiqet të avancojë programin e saj satelitor.
Sipas agjencisë “Interfax”, lideri koreano-verior u shpreh i bindur se takimi me presidentin Putin do të kontribuojë në ngritjen në një nivel të ri të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Peniani mbështet të gjitha vendimet e autoriteteve ruse dhe synon të qëndrojë përkrah Moskës për të luftuar kundër imperializmit”, ka deklaruar Kim.
Por afrimiteti mes dy vendeve mund të mos kalojë pa kosto. Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar regjimin e Kim Jong Un me pasoja, ndërsa analistët thonë se lëvizja mund të zemërojë Pekinin me Moskën, pasi Kina e konsideron Korenë e Veriut një vend nën sferën e saj të influencës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor