Mustafa: Vjosa Osmani nuk respektoi aktvendimin e Kushtetueses, s’meriton as një orë të jetë në Presidencë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar ashpër ndaj Vjosa Osmanit, pas deklaratës së kësaj të fundit për vendimin e KQZ-së për listat zgjedhore.
Mustafa në një postim në Facebook ka theksuar se Vjosa Osmani në petkun e ushtrueses së detyrës së presidentes po abuzon përmes sjelljeve rebele dhe për interesa të saja të reja partiake në Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas Mustafës, adresimi i Vjosa Osmani për KQZ-në, tregon se ajo është një ushtruese krejtësisht e papërgjegjshme e rolit që ushtron.
“Është e palejueshme dhe e turpshme që presidentja t’iu kërcënohet institucioneve të pavarura. Kjo çfarë paralajmëron presidentja e Kosovës sot dhe sjellja e Vetëvendosjes është alarm për demokracinë dhe shtetin e Kosovës. Me këtë sjellje, ajo nuk meriton as një orë të jetë në Presidencë”, ka shkruar Mustafa në një postim në Facebook.
KQZ vendosi të premten të mos miratonte listat zgjedhore të Vetëvendosjes, Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kjo me argumentin se në to përfshiheshin persona të dënuar me vendim të prerë tre vitet e fundit.
Për këtë vendim nuk mungoi një reagim edhe nga presidentja në detyrë Vjosa Osmani, e cila u shpreh se kjo është një ngjarje e papranueshme.
Lexoni gjithashtu:
Vjosa Osmani reagon pas KQZ-së: Situata e papranueshme, do të mbroj integritetin e institucionit
AAK mbron kandidatët, regjistrohet ankesa e parë kundër përjashtimeve të KQZ-së
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane