Presidenti Begaj pret zv. Presidenten e Republikës së Bullgarisë

15 Shtator 2023 | 11:01

Presidenti i Republikës,Bajram Begaj, priti sot Zv. Presidenten e Republikës së Bullgarisë, Iliana Iotova. Gjatë takimit Presidenti Begaj vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë mes dy vendeve, në një vit që përkon me 110-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Vizitat e nivelit të lartë që dy vendet kanë shkëmbyer vitet e fundit duhet të vijojnë edhe më tej në funksion të thellimit të bashkëpunimit në të gjitha sferat  me interes të ndërsjellë.

Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen e Bullgarisë në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe e konsideroi Bullgarinë një partnere ekonomike të rëndësishme. Sipas Kreut të Shtetit duhet të shfrytëzohen mundësitë e shumta që kanë dy vendet për të forcuar më tej këtë partneritet.

Gjithashtu, Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë në drejtim të Republikës së Kosovës si një garanci më shumë për stabilitetin dhe progresin e Ballkanit Perëndimor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026