Thirri fëmijët për ndihmë/ Kush është 39-vjeçari shqiptar që u vra në Greqi (EMRI)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një parking në Pireut, Greqi, ku një 39-vjeçar shqiptar është vrarë.
Mësohet se viktimë ka mbetur, Brigen Limka nga Korça.
Mediat e huaja raportojnë se autori është një 68-vjeçar, që e ka qëlluar me pushkë me dy plumba në kokë.
Ndërkohë për mediat greke kanë dhënë dëshmi dhe dëshmitarët duke thënë se autori krijonte vazhdimisht probleme ndërsa viktima nuk kishte krijuar kurrë probleme.
Sipas tyre 39-vjeçari ishte baba i tre fëmijëve.
“Autori krijonte vazhdimisht probleme në parking. Shumë herë binte në makina dhe nuk ngrihej dhe sot mori pushkën dhe ndodhi. Kishte një problem me parkimin sepse banonte pikerisht siper. Ai jetonte vetem.
“Viktima nuk ka qenë kurrë problem. E dëgjuam duke thirrur për ndihmë dhe më pas dëgjuam të shtënat. Ai thirri fëmijët nga parkingu ngjitur. Pati dy të shtëna. Njëra në kokë, tjetra në fytyrë. Viktima ka tre fëmijë të mitur. Ajo që pashë ishte tronditëse. Policia mbërriti pas dhjetë minutash. Autori ishte mbyllur në shtëpinë e tij”-theksuan ato.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta