Vrau kolegun brenda në komisariat, dënohet me 35 vjet burg ish-polici Ludjan Zaimi
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 35 vjet burg ish-policin Ludjan Zaimi, i cili një vit më parë vrau me armë zjarri kolegun Çaush Saliasi.
Ngjarja e rëndë ndodhi në maj të një viti më parë brenda ambienteve të komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku ish-polici Zaimi vrau me armën e shërbimit kolegun pas një konflikti të çastit.
Mes viktimës, i cili shërbente prej 20 vjetësh në polici dhe autorit ndodhi një konflikt banal që përfundoi me përdorimin e armës.
Zaimi qëlloi të paktën me 6 plumba ndaj kolegut të tij duke e lënë të vdekur në vend.
25-vjeçari deklaroi pas ngjarjes se veprimi i tij ka ardhur si akumulim i sjelljeve të përsëritura të viktimës dhe kolegëve.
Sipas Zaimit, këto sjellje kishin të bënin me fjalorin denigrues dhe veprimeve bullizuese, teksa shtoi se kanë pasur përplasje edhe më parë me njëri-tjetrin.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta