Gratë shqiptare zgjedhin të behën nëna pasi mbushin 28 vjeç

15 Shtator 2023 | 18:15

Planet për të sjellë në jetë një fëmijë duket se sa vijnë  e shtyhen në kohë nga gratë shqiptare.

Të dhënat e fundit të publikuara nga Kombet e Bashkuara, mosha mesatare e të bërit nënë për herë të parë në Shqipëri është 28.9 vjeç.

Kjo tregon se gratë janë të pritura të investohen fillimisht në karrierë, në mënyrë që të jenë sa më mirë financiarisht në momentin që bëhen me fëmijë.

Rritja e moshës mesatare të amësisë shihet me shqetësim nga mjekët gjinekolog, të cilët e lidhin këtë dhe me rritjen e inferitiliteti. Sipas tyre mosha më e mirë për fëmijën e parë është ndërmjet 22-25 vjeç.

Nga na tjetër sociologët ngrenë shqetësimin e pakësimit të lindjeve.

Po të shohim të dhënat e lindshmërisë të publikuara nga INSTAT, gjatë vitit 2022 erdhën në jetë 24.688 foshnja, duke pësuar një rënie prej 9,3%, krahasuar me një vit më parë.

Mosha e amësisë për herë të parë në vendin tonë, ka pësuar një rënie të lehtë nga viti 2021, ku sipas INSTAT përllogaritej 29.2 vjeç. Megjithatë ajo qëndron në nivelet e mesatares globale  që është 28 vjeç.

Raporti I kombeve të bashkuara nxjerr në pah se disa gra vazhdojnë të kenë fëmijën e tyre të parë në të dyzetat, veçanërisht  në vendet e zhvilluara ku të bërit karrierë është  si prioritet.

Por të tjera gra zgjedhin të bëhen nëna që në adoleshencë, në rastet  kur ata jetojnë një mënyrë jetese më tradicionale ku burrat janë mbështetësit financiarë të tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026