Shitja e pasaportave bullgare, Sterjovski flet me shifra: Më fitimprurëse se droga
Ish-deputeti, Vasil Sterjovski, në një intervistë të dhënë për Euronews Albania nga Bashkia minoritare e Pusteçit foli në lidhje me censusin e popullsisë që pritet të nis këtë të hënë.
Gjatë intervistës me gazetarin Xhensil Shkëmbi ai foli edhe për çështjen e pasaportave bullgare, të çilat janë kthyer në një biznes tashmë në Shqipëri.
Sterjovski tha se çmimet për të përfituar një pasaportë bullgare variojnë nga 5 deri në 25 mijë euro.
“Unë e kam thënë publikisht. Pasaporta bullgare është një biznes shumë fitimprurës në Shqipëri, është më fitimprurës se mbjellja e marihuanës në Shqipëri. Për një pasaportë bullgare, komuniteti maqedonas mund të paguaj 5 mijë euro, ndërsa për shqiptarët mund të shkojë edhe deri në 25 mijë euro. Në Shqipëri ka me mijëra qytetarë shqiptarë që kanë aplikuar për pasaportë bullgare, pjesa më e madhe janë me origjinë shqiptare që e kanë përfituar këtë pasaportë bullgare kundrejt pagesës, për të përdorur privilegjet e Bashkimit Europian. Vitet e fundit, ky trend është edhe te komuniteti maqedonas, prap këto lekë janë shumësepse 5 mijë euro nuk i ka çdo familje”, tha Sterjovski.
LEXO GJITHASHTU:
- Pasaporta shqiptare do merret më lehtë, gati ligji i nënshtetësisë pa ditur gjuhën
- Publikohen pasaportat më të fuqishme në botë, ku renditet Shqipëria dhe Kosova
Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë
Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës
Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm
- 13:38 Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë
- 13:28 SHBA godet një objektiv në perëndim të Iranit
- 13:17 Plagosen 3 persona pas sulmit në një anije në Detin e Zi
- 13:00 Mijëra faqe interneti u mbyllën për transmetime të paligjshme të Kupës së Botës
- 12:41 Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 12:30 Ligjvënësit francezë votojnë sot për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët