Një vit pas vdekjes së Mahsa Aminit, autoritetet iraniane burgosin babain e saj
Autoritetet iraniane kanë arrestuar përkohësisht babanë e 22-vjeçares që vdiq në paraburgim një vit më parë, vdekja e së cilës nxiti protestat më dramatike kundër regjimit, që po vazhdojnë pavarësisht shtypjes brutale.
Amjad Amini, babai i të ndjerës Mahsa Amini, u arrestua jashtë shtëpisë së tij më 16 shtator dhe u dërgua në Ministrinë e Inteligjencës në qytetin e tij, Sagez, për t’u marrë në pyetje, mësoi Radio Farda e Radios Evropa e Lirë.
Atij i është thënë që ai dhe familja e tij nuk do të lejohen që sot, në përvjetorin e vdekjes së vajzës, të largohen nga shtëpia.
Shtëpia e tyre është rrethuar nga forcat e sigurisë, të cilët kanë bllokuar rrugën për të shmangur mbledhjen e qytetarëve të cilët po protestojnë.
Autoritetet kanë shtrënguar masat e sigurisë në shumë qytete në mbarë Iranin në përvjetorin e parë të vdekjes së gruas së re me origjinë kurde-iraniane, pasi një natë më parë u mbajtën protesta në mbarë Iranin ku u kërkuan të drejta për gra, u dënuan nga lideri suprem i shtetit.
Në zonat në kryeqytetin iranian, Teheran, dhe në qytete të mëdha sikurse Mashhad e Sharaz, protestuesit dolën në rrugë më 15 shtator, duke brohoritur slogane sikurse “Vdekje diktatorit” dhe “Grua, jetë, liri”.
Amini vdiq vitin e kaluar, pasi dëshmitarët raportuan se ajo u rrah teksa po arrestohej në Teheran nga “policia e moralit” dhe përpjekjet e autoriteteve për të fshehur këto fakte rritën zemërimin e publikut. Protestat që pasuan paraqesin kërcënimin më të madh publik ndaj regjimit fetar për më shumë se një dekadë.
Grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se gjatë shtypjes së protestave janë vrarë deri në 500 persona dhe shumë të tjerë janë burgosur ose janë dënuar me dënime të gjata në burg.
Policia dhe forcat e sigurisë javëve të fundit kanë kryer kontrolle dhe kanë paralajmëruar familjen e Aminit dhe të tjerët që të mos protestojnë në përvjetorin e vdekjes, në të kundërtën do të përballen me pasoja serioze.
LEXONI GJITHASHTU:
- Britania rrit tarifat për vizat, Hasani: Sa do të paguajnë emigrantët nga 4 tetori
- Shitja e pasaportave bullgare, Sterjovski flet me shifra: Më fitimprurëse se droga
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq