Të pastrehët nga tërmeti, Bashkia e Tiranës: Rreth 7 mijë vetë morën bonusin e qirasë
Familjet që dolën të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit në Tiranë kanë pranuar bonusin e qirasë dhe janë akomoduar të gjithë. Lajmi bëhet i ditur për Euronews Albania nga nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti.
“Përgjigjja e Bashkisë së Tiranës për të gjetur një sistemim imediat ka qenë ajo e bonusit të qirasë dhe deri tani ka rezultuar efektive. Banorët e Tiranës të prekur nga tërmeti kanë përfituar bonus qiraje dhe janë akomoduar të gjithë. Afërsisht janë rreth 2274 familje, që do të thotë rreth 7000 persona”, – shprehet nënkryetarja e bashkisë.
Ruseti tregon se një familje me katër pjesëtarë në Tiranë ka përfituar bonusin prej 18 mijë lekësh, pavarësisht zonës ku e ka pasur shtëpinë. Deri tani në Bashki sipas Rusetit, nuk ka pasur ankesa për vlerën e caktuar nga bashkia.
Sigurisht që çdo gjë varet nga fakti se sa pjesëtarë ka një familje. Një familje me 4 pjesëtarë përfiton një shumë prej 18 mijë lekësh të reja, ndërkohë që shuma më e lartë e akorduar është ajo e 24 mijë lekëve të reja.
Sipas agjencive imobilare, qiratë pas tërmetit në zonën e Tiranës janë rritur. Por nënkryetarja e bashkisë shprehet se kjo ka ndodhur në qendër të kryeqytetit.
“Sipas informacioneve tona, shumica e këtyre banorëve kanë zgjedhur të gjejnë shtëpi në periferi të Tiranës, pasi qiratë janë më të lira. Ne kemi bërë një vëzhgim që ditën e dytë pas tërmetit, për të parë se sa janë përafërsisht. Sigurisht që në qendër të Tiranës ka pasur një rritje artificiale të çmimit të shtëpive me qira”, – shprehet Anisa Ruseti, nënkryetare e Bashkisë Tiranë.
Sipas informacioneve që disponon bashkia, shumë familje që u prekën nga tërmeti, kanë gjetur shtëpi me qira në zonat ku banonin më parë.
Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së
Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për shqyrtimin e kërkesës së PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar droge drejt Finlandës
- 16:32 Plagosja e 3 grave në Paris, dalin pamjet e autorit pas sulmit: Allahu më urdhëroi (VIDEO)
- 16:21 Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride
- 16:13 Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së
- 16:06 Pas kritikave të shumta, Pentagoni ndryshon mënyrën e raportimit të viktimave në luftën me Iranin
- 16:04 Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për shqyrtimin e kërkesës së PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt
- 15:55 Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës