Netanyahu: Irani po shkel detyrimet e tij dhe po armatoset me armë bërthamore 

17 Shtator 2023 | 08:55

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi këtë të shtunë se veprimet e Iranit treguan se vendi po “shkel detyrimet e tij” ndaj komunitetit ndërkombëtar, pasi Teherani ndaloi inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) të hyjnë në vend.

Netanyahu tha gjithashtu se “Irani synon të armatoset me armë bërthamore”, dhe shtoi se Izraeli “do të bëjë gjithçka që është e nevojshme” për t’u mbrojtur nga kjo, raporton Reuters.

IAEA tha më herët sot se Irani e kishte informuar atë për vendimin e tij për të mos lejuar inspektorët më me përvojë të IAEA-s hyrjen në objektet e tij bërthamore.

“E dënoj fuqishëm këtë vendim të paprecedentë, disproporcional dhe të njëanshëm. Ai përfaqëson një goditje të panevojshme për marrëdhëniet tashmë të tendosura midis IAEA dhe Iranit,” – tha shefi i IAEA Rafael Grossi.

Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit njoftoi se vendimi për të ndaluar monitorimin e programit ishte një përgjigje ndaj “një përpjekjeje të SHBA-së dhe tre vendeve evropiane për të keqpërdorur IAEA për qëllimet e tyre politike”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026