Korçë| 12 të arrestuarit e “Tempullit” ngelen në burg

17 Shtator 2023 | 14:15

Gjykata e Korçës ka lënë në burg pa afat 11 të ndaluarit vetëm pak ditë më parë në kuadër të operacioni “Tempulli”.

Pjesa më e madhe e tyre ka deklaruar se janë përdorues të lëndëve narkotike dhe sasinë e vogël që u është gjetur e kanë pasur për përdorim vetjak ndërsa një pjesë e tyre nuk kanë pranuar akuzat e ngritura nga prokuroria.

Për prokurorinë ka prova të mjaftueshme që fajësojnë të 11 të ndaluarit për t’i mbajtur pas hekurave deri në përfundim të hetimit.

Një ditë më parë gjykata e Korçës ka lënë në burg pa afat edhe 10 të arrestuar të tjerë ndërkohë që 4 shtetas janë arrestuar pak ditë më parë për të njëjtën vepër penale. Policia ka bërë me dije se edhe 5 shtetas të tjerë janë në kërkim policor.

Urdhra ndalimi :

  • Leonard Dervishllari
  • Dhimiter Buli
  • Endrit Afesllari
  • Naum Cobani
  • Erion Bardho
  • Andrea Barmashi
  • Marko Ziko
  • Klavio Prishtina
  • Dorian Beçka
  • Arjan Zengo
  • Denis Potgorija
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026