Lista e kandidatëve të AAK në zgjedhje, Teuta Haxhiu paralajmëron ankimim në instancat më të larta
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të marrë sot vendimin përsa i përket ankesave për moscertifikim të subjekteve politike për kandidatët që KQZ vendosi të mos kandidojnë sepse kanë vepra penale.
Teuta Haxhiu, kandidatja për deputete e “Aleancës për Ardhmërin e Kosovës” gjatë intervistës për Euronews Albania komentoi ankesën e partisë ku ajo bën pjesë.
“Ne presim një vendim pozitiv dhe rasti i zotit Dreshaj edhe pse vendimi ishte i formës së prerë kanë kaluar tre vite dhe nuk ka asnjë problem ligjor. Më duket e padrejtë edhe për subjektet e tjera politike. Moslejimi i kandidimit është shkelje e të drejtës për të votuar, por edhe për t’u zgjedhur dhe duhet që institucionet të mos kishin lejuar të arrinim këtu”,-tha zonja Haxhiu.
Më tej ajo u shpreh se partia ku ajo bën pjesë në varësi të vendimit do e çojë çështjen në instancat e tjera ku do bëhen ankimimet.
“Do përdorim gjithë mekanizmat e kushtetutës pasi e konsiderojmë të padrejtë për kandidatët tanë. Këto janë dhe gabime paraprake të KQZ-së, që nuk duhet të kishte arritur deri këtu çështja”,- u shpreh për Euronews Albania kandidatja për deputete e AAK-së.
Znj.Haxhiu gjatë intervistës tha se ata kanë kandidatë të tjerë që mund t’i përfshijnë në listë, por e konsiderojnë shumë të padrejtë nëse gjykohen për raste që kanë kaluar kohë dhe janë marrë vendimet.
Haxhiu tha se partia ku ajo bën pjesë do ndërmarrë nismën për ndryshimin e ligjit të zgjedhjeve.
“Ligji për zgjedhjet nuk është ndryshuar për shkak të subjekteve politike të cilat kanë vendosur interesat e tyre para atyre të shtetit. Po të ndryshohej ky ligj nuk do të ishim në këtë situatë”,- tha zonja Haxhiu.
Ajo komentoi edhe paralajmërimin ndaj KQZ-së të presidentes në detyrë zonja Osmani.
“Po te isha në pozitën e saj do të merrja vendimin për shkarkimin e zonjës Dako nëse është i padrejtë vendimi i saj dhe ka shkelur Kushtetutën. Por vetëm paralajmërimi është një mesazh jo i mirë për institucionet e pavarura”,-u shpreh Teuta Haxhiu.
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin