Ukrainasit avancojnë drejt Bakhmutit, çlirohet fshati strategjik pranë tij

18 Shtator 2023 | 13:54

Forcat ukrainase kanë deklaruar se kanë çliruar një tjetër fshat në afërsi të Bakhmutit, ku kanë ngritur flamurin ukrainas. Ekspertët insistojnë se fshati Klishçivka, në jug-perëndim të qytetit strategjik mund t’u ofrojë trupave vendase pozicione më të mira për të rimarrë nën kontroll territorin përreth, pas muajsh të tërë luftimesh të ashpra. Një ditë më parë, flamuri ukrainas u ngrit edhe në Andriivka.

“Sa i takon Andriivkës, ky territor tani është një zonë gri. Nuk ka asnjë shans që kundërshtarët të shkelin atje pasi fshati është shkatërruar tërësisht. As njësitë tona nuk kanë mundësi të shkelin atje, pasi vdekja është aty dhe ne nuk kemi ndërmend të hyjmë atje vetëm për t’i rënë në sy shtypit”, deklaroi Denis Pushilin, guvernator i Republikës së Vetëshpallur të Donjeckut.

Nga ana tjetër, presidenti Volodymyr Zelensky uroi trupat e tij për sigurimin e një tjetër fitoreje, e cila u konfirmua edhe nga komandanti i forcave në terren Oleksandr Syrsky.

Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka bërë ende një koment, por reporterët ushtarakë rusë, në rrjetet sociale kanë mohuar progresin e ukrainasve.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026