Juventusi ngjitet në vendin e dytë, Roma me 7 yje ndaj Empolit
Fitorja spektakolare ndaj Milanit në derbin e Madoninës i ka dhënë të drejtë Interit të qëndrojë në krye të tabelës së klasifikimit në Itali. Zikaltrit triumfuan 5-1, ndërsa kanë vetëm fitore në këtë edicion të ri, ku numërojnë 12 pikë. Të besuarit e Inzaghit kanë pësuar vetëm 1 gol, atë nga Leao, ndërsa kanë gjetur 11 herë rrugën e rrjetës.
Vendi i dytë në kampionat i takon Juventusit, që pavarësisht problemeve ka mundur të rikthehet me 10 pikë. Atmosfera është e mirë tek bardhezinjtë të cilët nuk kanë asnjë humbje, ndërsa përballja e radhës është ndaj Empolit, që qëndron në fund të tabelës.
Java e katërt ishte e suksesshme dhe për Romën e cila mori një nga fitoret më të thella në historinë e saj, 7-0 ndaj Empolit. Verdhekuqtë zhvilluan një ndeshje të jashtëzakonshme, duke dominuar për 19 minuta, ndërsa që në pjesën e parë ishin në avantazhin e 3 golave. Në fraksionin e dytë gjeti golin dhe Romelu Lukaku, ndërsa skuadra shënoi 4 herë të tjera, duke shtangur Empolin e duke e zhytur në zonën e ftohtë që në start të kampionatit.
Roma renditet e 12-ta, ndërsa pozitat nuk ajnë aspak të favorshme as për rivalët e Lazios, të cilët janë në vendin e 15-të.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta