Nominimet për Topin e Artë, Messi në kërkim të trofeut të 8-të. Mungon Ronaldo
Suksesi në Kupën e Botës i jep të drejtë të shpresojë se do të jetë ai fitues i Topit të Artë. Bëhet fjalë për Lionel Messin, i cili ka arritur ta fitojë plot 7 herë këtë trofe individual, ndërsa cilësohet sërish favorit. Argjentinasi udhëheq listën e të nominuarve, ndërsa gara pritet të jetë e fortë së bashku me sulmuesin norvegjez Erling Haaland.
Plot 52 gola të shënuar për Manchester Cityn në sezonin që lamë pas, e bëjnë Haaland po ashtu një kandidaturë të fortë për fitimin e Topit të Artë. Lista e publikuar përmban emra si Kane, Modriç, Leëandoëski, Saka, Salah, Silva, por nuk ka vend për yllin portugez CR7. 5 herë fituesi i topit të artë nuk është nominuar këtë herë, kjo për shkak të problemeve të vazhdueshme që nuk e kanë lejuar të luajë. Pas kalimit në Arabinë Saudite, performance e tij ka ardhur në rritje.
Kylian Mbappe pritet të rivalizojë dy emrat e sipërpërmendur, Messi e Haaland, ndërsa francezi arriti të shënonte një tripletë në finalen e botërorit, por pa mundur të dhuronte trofeun tek gjelat. Sa i përket futbollit të femrave, favorite cilësohet Aitana Bonmati, e cila udhëhoqi Spanjën drejt botërorit pak javë më parë. Fituesit do të zgjidhen në një ceremoni që zhvillohet në muajin tetor.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Topi i Artë” sërish në duart e Messit, argjentinasi shkruan historinë
- Lionel Messi fiton Topin e Artë për herë të 7 në karrierë
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë