Pritje spektakolare për Ronaldon, qindra tifozë iranianë në rrugë për yllin portugez
CR7 do të rikthehet sërish në Ligën e Kampionëve, por jo në atë Evropiane. Ylli portguez do të udhëheqë skuadrën e Al Nassr në përballjen delikate ndaj Persepolis. Ndikimi i 5 herë fituesit të Topit të Artë, siç tanimë dihet është i lartë, ndërsa qindra tifozë iranianë i kanë dhuruar një pritje të jashtëzakonshme.
Në momentet kur ekipi arab ka mbërritur në qytetin ku do të luhet përballja, qindra tifozë kanë vrapuar nga pas për të parë nga afër CR7. NË pamjet e publikuara shihen tifozë të shumtë të cilët kishin mbushur çdo mbikalim, të vendosur në kodra dhe zona të tjera, vetëm për të pasur një pamje të autobusit me të cilin udhëtonte Al Nassr.
Mbërritja e skuadrës në hotel, ka bërë që tifozët të zhvendoseshin pikërisht brenda ambienteve akomoduese. Forcat e sigurisë nuk mjaftuan për t’i larguar, ndërsa u desh ndërhyrja e efektivëve të policisë për të qetësuar situatën. Në këtë situatë, drejtuesit e klubit nga Arabia Saudite u detyruan të anulojnë seancën e parë stërvitore, pasi e patën të pamundur të largoheshin nga hoteli.
Persepolis dhe Al Nassr përballen me njëra-tjetrën në orën 20:00.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta