Festivali i filmit në Korçë/ Konkurojnë 35 filma me produksion nga 28 vende të botës

19 Shtator 2023 | 17:09

Në Korçë po zhvillohet festivali i filmit me metrazh të shkurtër, ku marrin pjesë 35 filma nga 28 vende të botës. Filmat trajtojnë tematika të ndryshme dhe kryesisht janë të xhiruar në vende të ndryshme të Evropës. Në Shqipëri ky zhanër nuk njihet shumë, ndërsa në vende të ndryshme, pjesë e këtyre filmave janë bërë pjesë autorë që kanë luajtur filma me metrazh të gjatë.

“Çdo vit filmat janë të ndryshëm, ne nuk kemi një temë të përcaktuar që përzgjedhim, janë të përzgjedhur nga kualiteti. Larmishmëria është e madhe, kryesisht nga Europa. Kemi 35 filma nga 28 shtete të ndryshme dhe filmi është kryesor për ne”,-tha Gledis Bica, drejtor i festivalit.

“Filmi me metrazh të shkurtër është ende jo shumë i njohur dhe i perceptuar në Shqipëri, jemi mësuar me filmin me metrazh të gjatë”,-shtoi ai.

Lulëzim Hoti skenarist nga Mitrovica tha se festivali ndërkombëtar i filmit me metrazh të shkurtër është eventi më i rëndësishëm jo vetëm për Korçën, pasi një pjesëmarrje kaq e madhe e krijuesve është vlerësimi me i madh që i bëhet këtij qyteti.

“Për mendimin tim do të thotë një mundësi e madhe për Korçën si qytet, është një pozicion ndërkufitar që shërben si urë lidhëse për kombet e tjera dhe përmes filmit krijon një turizëm tjetër, të tjetër lloji, dëshmon si qytet i kulturës, unë e shoh si potencial të madh, bashkia duhet ta mbështeste në formate me afatgjata”,tha Lulëzim Hoti, skenarist

Festivali do të zgjasë 5 netë më radhë, ku do të shfaqen të gjitha prodhimet. Natën e parë u prezantuan 10 filmat më të ndjekur në Gjermani që nuk ishin pjesë e konkursit. Nga e marta e në vijim do të shfaqen për konkurrim 35 filmat me metrazh të shkurtër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026