“Do bëni polici bastesh pastaj?!”, Shyti: Ja problemet me ligjin e lojërave të fatit

19 Shtator 2023 | 22:50

Analisti Artan Shyti ishte këtë të martë i ftuar në emisonin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania për të folur rreth projekligjit për legalizimin e basteve. Ai tha se po vendeson disa pengesa artificiale të cilat do të fillojnë të shfaqin probleme.

“Ne nuk kemi pse të krijojmë ligje të reja, ne ligjin e 2018 e kishim shumë të mirë dhe duhet të fillojmë atje. Nuk duhet të vëmë pengesa artificiale”,-tha Artan Shyti.

Sipas tij me legalizimin e lojërave të fatit do të bëhet shumë e vështirë të kontrollohet se kush është i ligjshëm dhe kush është i paligjshëm, ndaj nuk është nevoja të vendosen kaq shumë pengesa për ata që do duan të futen në mënyrë të ligjshme në tregun e lojërave të fatit.

“Tani që do bëhet e ligjshme, se deri më sot po të luaje me baste ishte e paligjshme. Nëse bëhet e ligjshme, çdo më thotë polici, prit se e ke bërë te kjo. Do bëni polici bastesh pastaj? Nga do e zbulonin në është e ligjshme apo e paligjshme?”,-tha Shyti.

LEXONI  GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026