Deklaratat e Vuçiç se do të vizitojë Kosovën, Sveçla: Arrestohet po nuk mori leje
Ministri i Brendshëm, të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka komentuar deklaratën e para disa ditëve të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se shumë shpejt do ta vizitojë Graçanicën.
Ministri Sveçla tha se nëse presidenti i Serbisë tenton të hyjë pa marrë leje më parë ai do të arrestohet.
“Si po mendoni ju që dikush, shtetas i huaj mund të futet në Republikën e Kosovës pa lejen e institucioneve të Kosovës”, tha ai.
“Pasoja është që thjesht nuk ke shtet nëse kreu i shtetit tjetër futet pa leje në territorin tënd, unë nuk besoj që Vuçiq është aq i krisur që të vijë në Kosovë pa leje.
Është çështje vendimmarrëse e Kryeministrit në qoftë se ka kërkesë, a i jep leje apo jo Vuçiqit. E, për pa leje, pastaj dihet cilat institucione merren me të”, vijoi Sveçla.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në ATV, ka treguar detaje lidhur me aksionin Policisë së Kosovës në qershor, ku në Zveçan u gjet sasi e madhe e armatimit. Këto, tha Ministri, janë sjellur në mënyrë të organizuar nga Serbia, për t’i furnizuar strukturat e tyre kriminale në Kosovë.
Sveçla ka treguar se ky kontigjent i takon organizatës së ashtuquajtur “Severna Brigada”. Sipas ministrit të Brendshëm këto janë armatime të reja, të prodhuara në Beograd, dhe jo nga koha e luftës.
Ky armatim për të cilin ka folur Ministri ishte gjetur në një veturë me targa të Beogradit në Zveçan.
Brenda veturës janë gjetur armatime të ndryshme, mjete shpërthyese si dhe radiolidhje me numër brenda saj, veshje ushtarake dhe 19 emblema të Brigadës së Veriut e cila u shpall nga Kosova si organizatë terroriste.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet