“U ekspozova ndaj një skenari”, Kurti: Lajçak e Vuçiç me shpërfillje të koordinuar
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, mbajtën një konferencë për media.
Kurti tregoi se si shkuan takimet me Vuçiç e zyrtarët evropianë, ndërsa akuzoi Lajçak se në takimin e dytë trilateral e vendosi përballë një skenari të përgatitur më herët dhe ishte në koordinim me shpërfilljen edhe të Vuçiç.
“Në takimin e dytë, atë trilateral, me pjesëmarrje edhe të presidentit të Serbisë, u ekspozova përallë një skenari të cilin zoti Lajçak dukej që e kishte dizenjuar kohë më parë. Pasi i propozova presidentit të Serbisë dhe dy përfaqësuesve evropianë një plan të sekuencimit të punuar nga Republika e Kosovës, i cili në fakt është dokumenti i parë që e propozoj në një takim të nivelit të lartë edhe pse kryenegociatori Bislimi i ka propozuar në 4 muaj të kaluar dhe 2 plane të tjera të sekuencimit e të cilat janë refuzuar nga zoti Lajçak, presidenti i Serbisë dhe Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe me të njëjtën shpërfillje të koordinuar. Të dy thanë që ky plan është shumë jo realist dhe rrjedhimisht e vetmja rrugë përpara është zbatimi i pasekuencuar i pikës së negocimit të një statuti të Asociacionit të Komunave,” – u shpreh Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
Radoiçiç mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë në 2023, Vuçiç: Ai nuk është kriminel, Kosova shkaktare
Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë
U arrestuan për provokimet gjatë Vidovdanit, shtyhet më 1 korrik seanca ndaj 36 serbëve
- 14:26 “Turp, turp”/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë, kërkojnë lirimin e të shoqëruarve
- 14:20 Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë
- 14:11 BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi
- 14:08 Firmoset Memorandumi i Bashkëpunimit për industrinë detare, Rama: 500 vende pune, rritet në 2.6% buxheti për Mbrojtjen
- 13:58 Goditet grupi kriminal që shpërndante drogë pranë shkollave, 14 të arrestuar (VIDEO)
- 13:52 Arrestimi i disa personave, protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë