Rama nga Nju Jorku: Kemi krijuar sinergjinë e duhur me organizatat e mëdha

20 Shtator 2023 | 10:30

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë konferencës në “Iniciativën Globale Klinton” se për herë të parë në historinë e Këshillimit të Sigurimit u ngrit nga Shqipëria çështja e bashkërendimit dhe bashkëpunimit të mundshëm në një mënyrë më sistematike midis sektorit privat dhe atij publik.

Ndërtimi i partneritetit dhe aleancës humanitare ishte një nga çështjet ku kryeministri mbështeti fokusin e tij.

“Ka një tjetër fakt për të cilin kemi marrë mbështetje mjaft të rëndësishme për këtë ide nga një organizatë me të cilën jemi njohur gjatë kësaj krize në Afganistan dhe me ta ne tashmë po marrim dhe disa aktorë të mëdhenj dhe  t’i japim jetë një platforme ku çdokush në këtë botë donatorësh, kompanish e vullnetarësh, mund të marrin informacion për nevojat, për kë po bën çfarë, për ku është e nevojshme ndihma dhe sigurisht përmes kësaj platforme të mobilizohen më shumë financime,” – u shpreh Rama.

Sipas tij, nevojat në nivel humanitar janë shumë më tepër se 55 miliardë këtë vit dhe çfarë është mbledhur është më pak se 11 miliardë, një hendek i madh që përforcon nevojën për bashkërendim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit

Gjykata e Lartë e Brazilit ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Ervin Matës teksa vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit. Dokumenti i siguruar nga gazetari...
19:02 | 27/07/2026

Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”

Esmeralda Kazia është shpallur fituese e çmimit “Cybersecurity Woman of the World 2026”, duke u vlerësuar si gruaja më e mirë në botë në sigurinë...
18:46 | 27/07/2026

Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit

129 vdekje të parakohshme për çdo 100 mijë banorë. Ky është bilanci i lidhur me ekspozimin ndaj ndotjes nga grimcat e imëta PM2.5 në Shqipëri,...
17:35 | 27/07/2026