VIDEO| Pamjet e aksidentit në Klos, automjeti me dy të rinjtë përfundon në përrua

20 Shtator 2023 | 10:42

Euronews Albania, ka sigurar videon e aksidentit të rëndë të ndodhur në Klos mëngjesin e kësaj të mërkure.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, foristrada me të cilin lëviznin dy të rinjtë ka dalë nga Rruga e Kombit dhe ka përfunduar në një përrua në fshatin Shkallë të Klosit.

Për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi K.R., 20 vjeç,  drejtuesi i mjetit si dhe pasagjeri me inicialet K.K.

Shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit mbi drejtimin e mjetit nga 20-vjeçari.

Dy të rinjtë janë transportuar me urgjencë në spital, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje, për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026