Aksident i rëndë në Itali, humb jetë 43-vjeçari shqiptar (EMRI)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të pasdites së djeshme në Frati di Camaiore.
Mediet italiane bëjnë me dije se një punëtor nga kompania Ceragioli Costruzioni në Camaiore humbi jetën pas një aksidenti që ndodhi teksa po transportonte një ekskavator me traktor.
Bëhet fjalë për 43-vjeçarin me origjinë shqiptare, i identifikuar si Roland Çizmja.
Ai është i martuar dhe baba i tre fëmijëve të vegjël.
Sipas hetimeve paraprake punëtori kishte marrë një ekskavator nga kompania dhe po e transportonte me një traktor, kur rreth orës 18:00, ndodhi tragjedia.
“Nga ajo që mësuam sapo mbërrita në vend, punonjësi ynë kishte marrë ekskavatorin dhe po e transportonte, kur për shkak të një dege peme që kishte ngecur, ai zbriti nga traktori për ta zhbllokuar dhe ka rënë duke marrë një dëmtim në kokë. Vëllai im nuk është në gjendje të thotë asgjë për momentin, ne jemi tmerrësisht të tronditur nga ajo që ndodhi”, thotë Rita Ceragioli, motra e Stefanos Ceragioli, pronar i kompanisë.
Policia është ende duke kryer hetimet por sipas kompanisë, punonjësi në atë moment nuk duhej të ishte në punë dhe pronarët thonë se nuk ishin në dijeni pse Çizmja kishte ardhur.
Tragjedia ndodhi në via Colletto Santuçi, një rrugë e ngushtë e vendosur në një zonë kodrinore në zonën Frati, një fshat disa qindra metra larg qendrës historike të Camaiore.
Nga kqyrja e trupit doli në pah një dëmtim në kokë, por metodat dhe shkaqet e sakta të vdekjes ende duhet të kuptohen.
Për momentin mësohet se traktori ka qenë duke ecur buzë rrugës, kur ekskavatori i transportuar në pjesën e pasme është ngatërruar në degët e një peme. Burri është ngjitur në rimorkio dhe në përpjekje për të zhbllokuar eskavatorin mund të ketë humbur ekuilibrin, duke rënë nga pjesa e pasme e mjetit dhe duke përfunduar në kanalin e ujërave të zeza në anë të rrugës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa