FOTO/ Ky është 42-vjeçari që plagosi me armë zjarri efektivin e “Shqiponjave”

20 Shtator 2023 | 20:34

Klerent Bozhanaj, 40 vjeç është autori që plagosi me armë zjarri efektivin e shqiponjave Edlir Alleshi, këtë të mërkurë.

Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se autori është me precedentë të mëparshëm penalë për lëndë narkotike.

Mësohet se ai njihet dhe si përdorues i drogës. Bëhet e ditur se autori ka qenë emigrant në Itali dhe është kthyer në muajin gusht në Shqipëri.

Ngjarja ndodhi në “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, ku gjatë ndjekjes,  Bozhanaj i cili ishte i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë mbeti i plagosur me një plumb në bark  efektivi i “Shqiponjave”.

Burime bëjnë me dije se efektivi ka marrë një plumb në bark.

Në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026