Etilda Gjonaj: Pse sot Shqipëria është në momentin më të rëndësishëm me Ramën në OKB

20 Shtator 2023 | 21:44

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj foli në lidhje me Këshillin e Sigurimit që u drejtua nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ajo theksoi se sot ishte një moment i rëndësishëm për Shqipërinë dhe ndaj sipas saj nuk duhet të shihet si show dhe as si protagonizëm.

Ndër të tjera ajo theksoi se ky moment nuk do ishte mirë që të trajtohej vetëm thjeshtë në një replikë që Rama pati me përfaqësuesin rus.

“Nuk mendoj se duhet ta shikojmë as si show as si protagonizëm pikërisht këtë ngjarje shumë të rëndësishme. Është momenti më i rëndësishëm për Shqipërinë sot por dhe nesër. Kur flas sot, kam bëhet fjalë jo vetëm për faktin që kemi të bëjmë me tryezën më të rëndësishme të Këshillit të Sigurimit ku Shqipëria mban presidencën e dytë, por nga ana tjetër ka të bëjë me thelbin e çështjes.

Nuk bëhet fjalë që Presidenti i Këshillit të Sigurimit ka mundësi të zgjedhë agjendën sepse është një agjendë, e cila është e përcaktuar përsa i përket Këshillit të Sigurimit. Nuk do ishte mirë që ky moment të trajtohej vetëm thjeshtë në një replikë që Rama pati me përfaqësuesin rus. Mendoj se kjo i ka sjellë praktikisht Shqipërisë një standard dhe një kredibilitet shumë të madh në arenën ndërkombëtare”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026