Protestë për minimumin jetik te Kuvendi, Qori: Mjerë po dole në pension në Shqipëri
Aktivistët e Lëvizjes Bashkë kanë zhvilluar këtë të enjte një protestë në ambientet e jashtme të Kuvendit, ku kërkojnë nga ligjvënësit miratimin e minimumit jetik.
Sipas drejtuesit të Lëvizjes Bashkë Arlind Qorri pensionistët në Shqipëri janë të harruar nga shteti, pasi e kanë të pamundur të jetojnë me pensionin që marrin.
Sipas tij në vendet e pëpraruara, dita e pensionit është një ditë ku qytetarët gëzojnë frytet e punës që kanë kryer përgjatë dekadave, ndërkohë që në Shqipëri dita e pensionit është një ditë e mallkuar.
Miratimi i minimunit jetik është një domosdoshmëri, në mënyrë që pensionistët dhe qytetarët në qytëtarët në nevojë të marrin mbështetjen e duhur.
“Ne jemi akoma në kushtet ku të varfërit i jepet e njëjta përgjigje nga shteti i tij, i cili i thotë zoti të dhashtë dhe nëse nuk i thotë zoti të dhashtë, i thotë të dhëntë fëmija.
Shteti nuk ka asnjë lloj detyrimi. Ti mund të kesh punuar për 40 vite në të bardhë dhe në të zezë dhe shteti nuk ka asnjë lloj detyrimi ndaj tyre. Rrofshin kalamajtë që ikin nga sytë këmbët në Gjermani e Amerikë, mbrapa diellit dhe që punojnë nga dy punojnë nga dy ose tre punë jo vetëm për të mbajtur veten, por për të mbajtur dhe bashkëfamiljarët e tyre.
Mjerë në Shqipëri po dole në pension. Në vend e përparaua pensioni është një ditë që qytetari mezi e pret pasi ka punuar disa dekada dhe thotë që do ruaj nivelin e mirëqenies dhe nuk do shkoj në punë. Në Shqipëri dita e pensionit është e mallkuar, për atë shumicë që merr 80 mijë lekë”, tha Qorri.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset