Deputetët e PD kërkesë Kuvendit: Njohim Bardhin si kryetar të grupit
28 deputetë të Partisë Demokratike nga 35 gjithsej i kanë kërkuar Kuvendit të njohë Gazment Bardhin si kryetar të grupit parlamentar të PD-së.
Sipas tyre, Bardhi duhet të vazhdojë të mbajë të njëjtin pozicion pasi ka mbështetjen e shumicës, ndryshe nga Lulzim Basha që siç thuhet në njoftim “ju imponohet” deputetëve si kryetar i grupit parlamentar ndërkohë që shumica, “as e njohin e as e mbështesin”.
Deputetët Agron Gjekmarkaj, Asllan Dogjani, Bledion Nallbati, Bujar Leskaj, Dashnor Sula, Dhurata Cupi, Edi Paloka, Ervin Salianji, Ferdinand Xhaferaj, Flamur Hoxha, Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Helidon Bushati, Ina Zhupa, Isuf Celaj, Jorida Tabaku, Kastriot Piroli, Lefter Gështenja, Lindita Metaliaj, Ludovik Hasanaj, Qani Xhafa, Ramadan Likaj, Saimir Korreshi, Sorina Koti, Tomor Alizoti, Xhelal Mziu dhe Zheni Gjergji ishin ata që votuan pro Bardhit.
“Që përfaqësimi të ndryshojë dhe nëse Lulzim Basha do të këmbëngulë të jetë Kryetar i Grupit duhet t’i dërgojë Kuvendit një vendim të shumicës së deputetëve të grupit parlamentar,” – thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet