Bardhi kërkesë Nikollës: Të futet në rendin e ditës komisioni i reformës zgjedhore

21 Shtator 2023 | 09:07

Gazment Bardhi i ka dërguar një kërkesë kryeparlamentares Lindita Nikolla që të fusë në rendin e ditës propozimin e tij për ndryshimin e përbërjes së Komisionit Parlamentar për reformën zgjedhore.

Në kërkesën e tij, të cilën e dërgon në cilësinë e kreut të grupit të PD, edhe pas shkarkimi të tij nga Lulzim Basha, Bardhi kërkon që të largojë si bashkëkryetar të komisionit Enkelejd Alibeajn dhe të vendosë Oerd Bylykbashin.

Bardhi argumenton se ndryshimi i përbërjes së komisionit vjen si domosdoshmëri, pasi në përbërje ka emra  të cilët e kanë dorëzuar mandatin e deputetit me shumë se një vit më parë. Gjithashtu, ai thotë se puna në atë komision ka qenë joefiçiente.

“Për një vit e gjashtë muaj, janë zhvilluar vetëm dy mbledhje, duke bllokuar çuarjen përpara të kësaj reforme të rëndësishme për vendin”, thotë Bardhi.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026