Ukraina sulmon me raketa dhe dronë Krimenë, shkatërrohet mbrojtja ajrore ruse
Shërbimi sekret i Ukrainës raportohet të ketë ndërmarrë një operacion special në aeroportin e Krimesë.
Sipas inteligjencës ukrainase për kryerjen e sulmit janë përdor fillimisht dronë pa pilot dhe më pas janë hedhur raketat Neptun.
Objektiv i sulmit ka qenë mbrojtja kundërajrore ruse.
Ukraina raporton se janë shkatërruar 12 aeroplanë luftarakë, përfshirë Su-24 dhe Su-30 si dhe sistemin raketor të mbrojtjes ajrore Pancir.
Aeroporti shërben si bazë për trajnimin e operatorëve të fluturakeve pa pilot Mohayer, të cilat përdoren nga Rusia për koordinimin e sulmeve ajrore në Ukrianë.
Burime nga inteligjenca ukrainase dhe marina e këtij vendi kishin koordinuar punën me qëllimin e vetëm t’i shkaktojnë sa më shumë dëme ushtrisë ruse.
Nga Kievi është bërë të ditur se personeli ushtarak rus ka pësuar humbje të mëdha, si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarak.
E edhe ministria ruse e Mbrojtjes ka raportuar për shpërthime në Krimenë e aneksuar, duke pretenduar se kanë arritur të rrëzojnë 19 dronë mbi Gadishull.
Sulmi në fjalë ndodhi mbrëmjen e 20 shtatorit.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni