Blinken në KS: Populli ukrainas e ka vetë në dorë ta shkruajë fatin e tij, jo Rusia
Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken ka mbajtur sot fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit që po drejtohet nga kreu i qeverisë së vendit tonë Edi Rama.
Në fjalën e tij Blinken u shpreh se OKB nuk do lejojë kurrë që një fatin e një populli ta shkruajë një vend tjetër.
“Dy javë më parë ishanë Hitni, në një qytezë ukrainase dy orë nga Kievi. Forcat ruse i kishin pushtuar duke arrestuar, duke i torturuar banorët. Ushtarët i përdornin si mburojë për 28 orë derisa forcat ukrainase t’i lironin. Kur iu bënë thirrje ndaluesve të tyre që njerëzit ishin të sëmurë, ata thanë lërini të vdesin. Nga distance komode e kësaj salle është e thjeshtë të flasësh për Ukriainën, por kjo ka ndodhur vetëm në një lagje, në një qytezë…
Kjo është ajo që po përjetojnë çdo ditë familjet ukrainase, ajo që kanë përjetuar prej 571 ditë pushtimi, për aq kohë sa Rusia vijon me këtë luftë. Një luftë që Putin kërkon të kthejë ‘Rusinë e Madhe’. Prej një viti e gjysmë, ka shkatërruar parimet e kombeve të bashkuar dhe ka vënë veto në më shumë se një rezolutë e kombeve të bashkuara vetë pushtimi i Rusisë shkel shtyllën e sovranitetin e një vendi. Rusia po përdor urinë si armë. Transporti mund të ulet me 2m2 tonë që është me 5 miliardë e gjysmë feta buke në botë.
Sa më e uritur të jetë bota, aq më shumë përfiton Rusia. Dronë iranianë për të sulmuar Ukrainën. Rusia në fakt, bëri një takim me Kim Jong Un, i cili u shpreh se do kishte ,mbështetje të plotë dhe pa kushte për luftën dhe agresionin e Rusisë. Nëse vazhdon me dhunën, bota do të heqë dorë nga parimet dhe Ukrainë do ndalë së mbrojturi veten. As ne nuk heqim dorë. Ne do të ngrihemi. Nuk do rrimë pa bërë gjë, kur rregullat që kemi bërë të gjithë thyhen. E hapa duke ndarë me ju tmerret në Hitni, por atë ditë pashë vullnetarë që po përpiqeshin ta ringrinin vendin. Pashë një komb që po rindërtohej dhe po merrte në dorë fatin e vetë. Këtë mbrojmë kur ngrihemi për rendin ndërkombëtar, për të shkruar të ardhmen e tyre. Populli ukrainas dhe jo vetëm, kanë të drejtë të shkruajnë të ardhmen e tyre, nuk do lejojmë ta shkruajnë të tjerët.”- tha Blinken.
LEXONI GJITHASHTU:
- Guterres: Kriza klimatike “i ka hapur dyert e ferrit”
- Lufta në Ukrainë/Rama flet si kryeministër i Shqipërisë në KS: Të mbajmë përgjegjësi
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë