Guterres: Kriza klimatike “i ka hapur dyert e ferrit”

20 Shtator 2023 | 19:10

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres u ka thënë të mërkurën liderëve botërorë se varësia në lëndët djegëse të papërpunuara “hap dyert e ferrit”.

Ai i ka bërë këto deklarata teksa e ka hapur një diskutim për klimën, në të cilin kanë munguar Shtetet e Bashkuara dhe Kina, dy vendet që besohet se kontribuojnë më së shumti në ndotje të natyrës.

Pavarësisht rritjes së numrit të katastrofave natyrore dhe regjistrimit të temperaturave rekorde, si dhe rritjes së emetimeve të karbonit, kompanitë e gazit dhe naftës vazhdojnë të fitojnë çmime të mira nga shitjet e këtyre lëndëve.

Në nisje të fjalimit, ai u ka thënë liderëve se e ardhmja nuk është e rregulluar dhe se u takon atyre që ta shkruajnë.

“Ne ende kemi hapësirë për ta shmangur rritjen e temperaturës globale në 1.5 gradë. Ne ende mund të ndërtojmë një botë me ajër të pastër, dhe të krijojmë vende pune që janë të mira për natyrën”, ka thënë ai duke iu referuar shifrës në të cilën nuk duhet të arrijë temperatura globale, ashtu që të shmanget katastrofa klimatike.

Kushti për të folur në debat ka qenë sfidues, pasi Guterres ka thënë se vetëm liderët që prezantojnë plane konkrete për ulje të emetimeve të karbonit, do të mund të flasin.

Nga më shumë se 100 aplikime, ai e ka krijuar një listë me 41 folës, në mesin e të cilëve nuk kanë qenë përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Japonisë, Indisë, apo Kinës.

Liderë të disa prej këtyre vendeve as nuk kanë shkuar në Nju Jork, me arsyetimin e agjendat e tyre janë shumë të ngarkuara.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026