Lufta në Ukrainë/Rama flet si kryeministër i Shqipërisë në KS: Të mbajmë përgjegjësi
Kreu i qeverisë Edi Rama i cili po drejton dhe Këshillin e Sigurimit, mbajti fjalën dhe në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë.
Menjëherë pas përfundimit të fjalës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Rama tha se bota sot ka nevojë për një ndjenjë përgjegjësie nga të gjithë në mënyrë që të përballen me sfidat e kërcënimet që po përballet planeti.
“Faleminderit Zelenski dhe tashmë do bëjë deklaratë si kryeministër i Shqipërisë. Faleminderit të gjithëve që jeni këtu. Prania e një numri kaq të konsiderueshëm personalitetesh flet vetë për rëndësinë mjaft të madhe që ka kjo çështje që po diskutohet. Presidenti Zelenski jam mirënjohës për praninë tuaj këtu, në një moment kaq tragjik të vendit tuaj. Fjalët tuaj përkthejnë dhimbjen e bashkë-atdhetarëve tuaj dhe përcjellin kurajon e popullit tuaj e shpresën e patjetërsueshme të kombit tuaj. Ndërkohë që bota sot ka nevojë për një ndjenjë të mprehtë përgjegjësie prej të gjithëve ne për t’u përballur me sfida e kërcënime që përballet planeti ynë. Një agresion në zemër të Europës nuk mund të jetë vetëm problemi i Europës siç disa mendojnë apo përsërisin. Disa mendojnë se ky është një problem që i ka rënë për hise perëndimit demokratik që të merret me të. Një agresion duhet të jetë për të gjithë”-tha Edi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Përfaqësuesi rus në KS kërcënon Shqipërinë: Presidenca juaj do përballet me pasoja
- Rama në KS: Shqipëria është vend i vogël, por s’e lejon shpërblimin e agresorit
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë