Europa “rrezikon varësinë” nga bateritë kineze në mungesë të energjisë ruse

21 Shtator 2023 | 15:37

Ndërsa Evropa përpiqet të pakësojë çlirimin e karbonit ajo rrezikon të krijojë varësi nga Kina për bateritë ndërsa kërkesat pritet të rriten tej mase në vitet e ardhshme. Ky është vlerësimi i bërë në një raport të Bashkimit Evropian, i siguruar nga agjencia e lajmeve ‘Reuters’.

Raporti i BE-së i siguruar nga agjencia e lajmeve Reuters paralajmëron se deri në vitin 2030, Evropa mund të bëhet po aq e varur nga Kina për bateritë, me përbërje prej litiumi dhe joni, sa ishte e varur nga energjia ruse përpara fillimit të agresonit të Moskës në Ukrainë.

“Nuk është shumë vonë, por mendoj se ata duhet të veprojnë me shpejtësi pasi Kina po ecën shumë shpejt në këtë sektor; ata janë kampionët e botës. Ata gjithashtu po rrisin përpjekjet të sigurojnë lëndët e para diku tjetër, për shembull në Afrikë. Është e rëndësishme të fuqizohet bashkëpunimi midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara në zhvillimin e teknologjive të reja, sepse kjo është përparësia kryesore”, thotë Guido Cozzi, ekonomist në Universitetin e St. Gallenit në Zvicër.

Evropa po ndërmerr hapa për të zhvilluar ekosistemin e saj të baterive siç është Aleanca Evropiane e Baterive, e cila përpiqet të nxisë investimet, kërkimin dhe zhvillimin e tyre. Franca hapi fabrikën e saj të parë të baterive të makinave elektrike në muajin maj.

“Qëllimi nuk është që të ketë vetëm fabrika të baterive. Ne duhet të kontrollojmë të gjithë zinxhirin. Ne fillimisht po punojmë për materialet e nevojshme kritike që të prodhojmë më shumë. Ne nuk mund të jemi plotësisht të varur nga Azia për furnizimin e materialeve kritike. Pastaj duhet të riciklojmë bateritë”, thotë Bruno Le Maire, Ministri francez i Financave.

Kina po investon shumë në sigurimin e lëndëve të para si kobalti, litiumi dhe mangani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026