U angazhuan 600 forca policie, momenti i arrestimit të autprit që plagosi policin
Euronews Albania ka siguruar pamjet nga vendi ku u arrestuar Klered Bozhanaj, 42-vjeç, i cili pasditen e djeshme plagosi me armë zjarri efektivin e “Shqiponjave” Edlir Alleshi.
Mësohet se janë angazhuar dhe 600 forca policie për arrestimin e 42-vjeçarit.

Bozhanaj nuk ka bërë rezistencë në momentin e arrestimit.
Ngjarja ndodhi në “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, ku Bozhanaj ka qëlluar drejt efektivëve të policisë në momentin që këto po e ndjeknin me motorrë.
Sipas informacioneve 42-vjeçari ishte me precedentë të mëparshëm penalë për lëndë narkotike dhe se ishte përdorues i tyre.
Bozhanaj, kishte pak muaj që ishte kthyer nga Italia ku dhe kishte qenë emigrantë.
Ndërkohë efektivi i policisë, i cili mori një plumb në bark ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta