Plagosi efektivin e “Shqiponjave”, arrestohet 42-vjeçari, sekuestrohet arma e krimit
Klered Bozhanaj, 42-vjeçari i cili plagosi ditën e djeshme efektivin e “Shqiponjave” Edlir Alleshi, është arrestuar këtë të enjte.
Policia bën me dije se në momentin që është arrestuar, Bozhanaj kishte me vete armën e përdorur gjatë krimit, e cila i është sekuestruar.
“Gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Klered Bozhanaj, strukturat e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar autorin e dyshuar. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit”- njofton policia.

Ngjarja ndodhi në “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, ku Bozhanaj ka qëlluar drejt efektivëve të policisë në momentin që këto po e ndiqnin me motorë.
Sipas informacioneve 42-vjeçari ishte me precedentë të mëparshëm penalë për lëndë narkotike dhe se ishte përdorues i tyre.
Bozhanaj, kishte pak muaj që ishte kthyer nga Italia ku dhe kishte qenë emigrantë.
Ndërkohë efektivi i policisë, i cili mori një plumb në bark ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen