Policia publikon foton e re të autorit që plagosi efektivin e Shqiponjave

20 Shtator 2023 | 22:55

Policia ka publikuar foton e Klerent Bozhanaj, 42 vjeçarit që plagosi punonjësin e Policisë, inspektor Edlir Alleshi këtë të mërkurë.

Policia më parë në një njoftim për mediat bëri me dije se ofron  20000 euro shpërblim për këdo që jep informacion për Bozhanaj.

Ndërkohë Kreu i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një prononcim për gazetarët tha se Klerent Bozhanaj, 42-vjeç është i armatosur dhe ka shenja të theksuara depresioni.

Sipas informacioneve të Euronews Albania,  se autori është me precedentë të mëparshëm penalë për lëndë narkotike, ndërkohë njihet dhe si përdorues i tyre.

Bëhet e ditur se Bozhanaj ka qenë emigrant në Itali dhe është kthyer në muajin gusht në Shqipëri.

Ngjarja ndodhi në “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, ku gjatë ndjekjes, Bozhanaj i cili ishte i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë mbeti i plagosur me një plumb në bark  efektivi i “Shqiponjave”.

Ai u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026