Nesturi: Rama i ka dhënë emër të mirë Shqipërisë me performancën në OKB

21 Shtator 2023 | 21:07

Analisti Plator Nesturi ishte këtë të enjte i ftuar në Euronews Albania ku ka komentuar debatin e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, debat i cili u  drejtuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Nesturi tha se kryeministri Rama si drejtues i debatit në Këshillin e Sigurimit i ka dhënë një hapësirë më të madhe emrit të Shqipërisë.

“Zoti Rama në kuadrin e drejtuesit të seancës meqë Shqipëria ka presidencën në këtë periudhë, ka bërë pjesën e tij. Është normale që thelbi i gjithçkaje ishte Ukraina dhe Shqipëria bëri punën e saj.

Unë mendoj se Rama i ka dhënë një hapësirë më të madhe emrit të Shqipërisë, jo vetëm të tijit, pasi në vetvete, kjo ishte një iniciativë e Shqipërisë duke qenë kryesuese e radhës e Këshillit të Sigurimit. Në këtë kuadër edhe ajo që quhet makina propagandistike mund të ndikojë në atë që ne themi për Shqipërinë”,-tha Plator Nesturi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023