Zelenskiy në Uashington, kërkon më shumë ndihmë për Ukrainën

21 Shtator 2023 | 22:25

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u bëri thirrje të enjten ligjvënësve amerikanë për mbështetje të vazhdueshme të përpjekjeve të vendit të tij ndaj Rusisë, mes pikëpyetjesh të ngritura nga republikanët nëse Kongresi duhet të miratojë një raund të ri ndihme për vendin e tij, pavarësisht një përparimi të ngadaltë kundër pushtuesve rusë.

Zoti Zelenskiy udhëtoi drejt Uashingtonit pasi u përpoq të sigurojë mbështetje ndërkombëtare në Kombet e Bashkuara. Krahas takimeve në Kongres dhe me udhëheqësit ushtarakë në Pentagon, zoti Zelenskiy pritet të takohet me Presidentin Joe Biden, si dhe të mbajë një fjalim në mbrëmje në muzeun e Arkivave Kombëtare. Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë Presidenti Biden pritet të shpallë një ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, që përfshin dhe sisteme të mbrotjes ajrore.

Ndërsa kundërofensiva ushtarake e Ukrainës vazhdon dhe Kongresi është përfshirë nga debatet mbi buxhetin duke nxitur shqetësimet për një mbyllje të mundshme të qeverisë, një numër në rritje i republikanëve kanë ngritur pikëpyetje rreth miliarda dollarëve që Uashingtoni i ka dërguar Kievit për nevoja ushtarake, ekonomike dhe humanitare.
Gjatë një seance me dyer të mbyllura të Senatit, zoti Zelenskiy informoi senatorët amerikanë mbi zhvillimet e fundit në vendin e tij, fjalim që ishte shoqëruar me ovacione, sipas një postimi në platformën X të senatorit Chris Murphy.

“Ne zhvilluam një dialog të shkëlqyer”, u tha zoti Zelenskiy gazetarëve në Kapitol pas takimit.

Udhëheqësi i shumicës në Senat Chuck Schumer tha se gjatë takimit me dyer të mbyllura zoti Zelenskiy u kishte thënë senatorëve se ndihma ushtarake ishte thelbësore për përpjekjet luftarake të Ukrainës.

“Nëse nuk marrim ndihmën, do ta humbasim luftën”, kishte thënë zoti Zelensky sipas zotit Schumer.

Në Pentagon, zoti Zelenskiy u mirëprit nga Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe vizitoi gjithashtu memorialin që kujton sulmet e 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Që nga fillimi i sulmit të Rusisë në shkurt 2022, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar rreth 113 miliardë dollarë ndihmë humanitare dhe sigurie për Ukrainën.

Të mërkurën Presidenti Zelenskiy kërkoi ndihmë financiare edhe nga disa prej miliarderëve më të njohur të Amerikës, që operojnë në fusha të tilla si financat, teknologjia dhe sportet.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026