Zelensky: Ukraina do të nisë prodhimin e përbashkët të armëve me SHBA-të

22 Shtator 2023 | 11:52

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka njoftuar se Ukraina do të nisë prodhimin e përbashkët të armëve me SHBA.

Sipas Zelenskyt marrëveshja do të lejojë Kievin të fillojë prodhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore si pjesë e një marrëveshjeje afatgjatë.

Ai theksoi gjithashtu se kjo nismë do të krijojë vende pune dhe një bazë të re industriale në Ukrainë.

Njoftimi u bë publik këtë të premte në faqen presidenciale të Ukrainës, pas përfundimit të vizitës së Zelenskyt në SHBA.

“Ishte një vizitë shumë e rëndësishme në Uashington, rezultate shumë të rëndësishme”, tha Zelensky.

“Dhe një marrëveshje afatgjatë – ne do të punojmë së bashku në mënyrë që Ukraina të prodhojë armët e nevojshme së bashku me Shtetet e Bashkuara. Bashkëprodhimi në sektorin e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara është një gjë historike”, theksoi presidenti.

Ukraina ka rritur përpjekjet e saj për të rritur prodhimin vendas të armëve sa më shumë që të jetë e mundur.

Ministria për Industritë Strategjike, e cila mbikëqyr prodhimin e armëve në Ukrainë, konfirmoi gjithashtu nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit.

“Ne po përgatitemi të krijojmë një ekosistem të ri mbrojtës me Shtetet e Bashkuara për të prodhuar armë për të forcuar lirinë e mëtejshme dhe për të mbrojtur jetën së bashku”, tha Zelenskyy pa dhënë më shumë detaje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026