Zelensky në KS: Vendet që mbështesin agresionin të përjashtohen nga OKB
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Këshilli të Sigurimit të OKB-së. Pasi falënderoi presidencën shqiptare për zhvillimin e këtij takimi Zelensky tha se ka ardhur koha të merren masa konkrete ndaj agresionit që i është bërë Ukrainës.
Sipas tij të gjitha vendet të cilat mbështesin agresorin, pra Rusinë, nuk do duhet të jenë më pjesë e mbledhjeve të OKB-së.
“Ka 574 arsye për ndryshim në këtë sallë dhe kjo çon në miliarda në shumicë absolute të njerëzve që duan të jetojnë pa agresion. Ajo çfarë konstatojmë në Kombet e Bashkuara është për rastet e masakrave, mizorive masive, e drejta e vetos nuk duhet të përdoret, Asamblesë i duhet dhënë pushtet për të tejkaluar veton.
Ata që e dënojnë agresionin duhet ta sjellin këtë në vëmendje. Kjo rezolutë duhet të jetë e detyrueshme për të gjitha shtetet. Këshilli i Sigurimit duhet t’u japë llogari disa shteteve të botës, përbërja duhet të reflektojë realitetet e vërteta, të drejta. Bashkimi Afrikan duhet të jetë këtu në mënyrë të përhershme apo shumë shtete të Azisë, duhen marrë parasysh ndryshimet në Europë, Gjermania ka rol kyç, meriton vend si anëtar i përhershëm, ndërkohë dhe vendet e Amerikës Latine. Duhet të ketë zgjerim të qasjes në pjesëmarrjen e organizmave të tjerë.
Çdo pjesëmarrje duhet pezulluar për atë shtet që mbështetet te agresioni, duhet luftuar me veprime konkrete agresioni kundër sovranitetit të territorit, duhet të ketë një mekanizëm për të rënë dakord, në këtë rast kundër Rusisë. Ushtarë ukrainas mbrojnë vendin duke dhënë gjakun e tyre, këtë duhet ta bëjë dhe Këshilli i Sigurimit.”
Sipas Zelenskit, janë dy hapa që duhen ndërmarrë të cilat do të garantojnë paqen:
“Tërheqje e plotë e të gjitha trupave ruse, përfshirë dhe flotën e Detit të Zi dhe ato mbetje që janë si formacione ushtarake nga gjithë territori sovran i Ukrainës të njohura ndërkombëtarisht.
Kthim i kontrollit të territorit dhe transportit ekonomik. Përmbushja e këtyre dy elementeve do çojë në ndërprerjen e sulmeve. Jemi gati të mbajmë konferenca në nivel këshilltarësh dhe samit global të udhëheqësve, ky draft do të vlerësohet nga krerët e shteteve për të rivendosur paqen. Le të mbizotërojë paqja dhe uroj që institucionet e bashkëpunimi ynë të jenë më të forta!”-tha presidenti i Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës