Prek 1 në 3 të rritur/ OBSH: Gjysma e njerëzve nuk dinë që vuajnë nga hipertensioni

20 Shtator 2023 | 16:52

1 në 3 të rritur në mbarë botën janë të prekur nga hipertensioni, i cili është shpesh shkak i goditjeve në tru, zemër, dëmtimit të veshkave apo dhe shumë problemeve të tjera shëndetësore.

Në të parin raport global të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ekspertët ngrenë shqetësimin mbi ndikimin shkatërrues të presionit të lartë të gjakut, duke quajtur vrasës të heshtur.

Sipas raportit numri i njerëzve që jetojnë me hipertension është dyfishuar midis  viteve 1990 dhe 2019, nga 650 milionë në 1.3 miliardë.

Edhe më alarmant është fakti se gati gjysma e njerëzve me hipertension në mbarë botën nuk janë në dijeni të gjendjes së tyre. Më shumë se 3/4 e të rriturve me hipertension jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Ekspertët theksojnë se  afërsisht 4 në çdo 5 persona me hipertension nuk trajtohen në mënyrë e duhur.

Ndër faktorët kryesor që çojnë në hipertension është mosha e vjetër dhe gjenetika, por ka dhe faktorë të tjerë të modifikueshëm ku përfshihet dieta me shumë kripë, mungesa e aktivitetit fizik, dhe konsumi i tepërt i alkoolit.

Zbulimi i hershëm, dhe trajtimi në formën e duhur sipas ekspertëve mund të çojë në parandalimin e 76 milionë vdekjeve, 120 milionë goditje në tru, 79 milionë sulme në zemër dhe 17 milionë raste të infarkteve nga tani deri në vitin 2050.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026