Censi dhe debati për fenë/ Drejtuesit e komuniteteve fetare, rezerva për pyetësorin
“Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në Qarkun e Elbasanit prej ditësh ka nisur censi i popullsisë. Në këtë qark janë të angazhuar 550 persona, ku 300 prej të cilëve i përkasin bashkisë më të madhe, asaj të Elbasanit”.
Debati i parë që ka dal në pah me këtë proces, është përkatësia fetare. Presidenti i qendrës së bashkëpunimit ndërfetar në Elbasan, kërkon nga besimtarët që të deklarojnë me dinjitet besimin që kanë. Ai ve në dukje që deklaratat vijnë si pasojë e dezinformimit se që i bëhet publikut.
“Thirrje të gjithë qytetarëve që ta deklarojnë besimin e tyre, ashtu siç ato e kanë trashëguar. Kjo deklaratë ka ardhur si rrjedhojë e disa dizinformatave, ose keqpërdorimeve që i bëhet marrëdhënies së kombit me besimin ne Shqipëri, duke deklaruar që feja e shqiptarit është shqiptaria. Prandaj komunitetet fetar ne qytetin e Elbasanit, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar bën këtë thirrje që secili besimtar të deklaroj besimin e tij me dinjitet në respekt të trashëgimisë”,–Arben Ramkaj, presidenti i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar.
Po ashtu Ramkaj ngre shqetësimin se në pyetësorin e Censit janë vëne pyetje që nuk duhet të ishin, pasi cënojnë privatësinë dhe besimin e individit.
“Ka dy pyetje që kanë krijuar një paqartësi tek praktikantët, pra “a jeni praktikante”, “a jeni besimtarë”, kjo është diçka që duhej shmangur. Duhet të ishte vetëm një pyetje “Kujt Besimi i përkisni”, sepse prakticizmi i fesë është diçka shumë private”,–Arben Ramkaj, presidenti i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar.
“Thirrja nuk është për numra, është për krenari e dinjitet të besimit të secilit”, kështu është shprehur edhe habiti i Përgjithshëm i myftinisë Elbasan.
“Secili prej nesh ta ketë krenarinë më të madhe që të deklarojë përkatësinë e tij fetare, sepse përkatësia e tij fetare do të thotë edhe përkatësia e atij kombi që ai i takon. Në konceptin që është krenari të jesh besimtar”,-tha Behauddin Gashi, Habiti i Përgjithshëm i Myftinisë Elbasan.
Për një pjesë të qytetarëve ka paqartësi për pyetësorin e censit. Disa prej tyre theksojnë se nuk ndihen të detyruar të përgjigjen.
“S’kanë ardhur akoma te lagja jonë. Nuk e di fare si do të funksionojë dhe çfarë pyetjesh do të bëjnë ato dhe si do i kthejmë përgjigje ne. Ka pyetje që unë do i përgjigjem ka pyetje që nuk dua ti përgjigjem. Unë do ti tregoj fenë, por se shkoj nëpër kisha apo xhamia nuk i tregoj,”-tha gruaja.
Censusi i fundit është zhvilluar në vitin 2011, ku rezultoi se popullsia ishte 2,821,977, me një rënie prej 8%, nga Censusi 2001.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë