Borrell takon krerët e Ballkanit Perëndimor në Nju Jork, zbardhen diskutimet
Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Joseph Borrell priti në një takim jozyrtar liderët e Ballkanit Perëndimor të martën në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA). Këtë vit morën pjesë të gjashtë presidentët nga rajoni.
Faqja zyrtare e Bashkimi Europian bëri me dije se diskutimi u përqendrua rreth sfidave aktuale gjeopolitike globale që dominojnë axhendën në OKB këtë javë dhe u fokusua gjithashtu në zgjerimin dhe idetë rreth integrimit gradual të partnerëve në Bashkimin Evropian.
“Përfaqësuesi i Lartë Borrell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor diskutuan se si të trajtohen së bashku pasojat e dëmshme të luftës së Rusisë kundër Ukrainës mbi çmimet e ushqimit dhe energjisë, si dhe mbi stabilitetin dhe sigurinë në Evropë dhe globalisht. Përfaqësuesi i Lartë Borrell theksoi mbështetjen që BE-ja po u jep vendeve të Ballkanit Perëndimor në lidhjen e plotë të rajonit me iniciativat e saj për të zbutur ndikimin e agresionit të Rusisë dhe në adresimin e sfidave të tjera, duke përfshirë sigurinë energjetike, sigurinë ushqimore dhe ndryshimet klimatike. Përfaqësuesi i Lartë Borrell nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në forume shumëpalëshe. Në këtë kontekst, ai rikujtoi se Bashkimi Evropian mbështet të gjitha vendet kandidate si partnerë të besueshëm edhe në politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes, duke përfshirë edhe përafrimin me vendimet e BE-së në këto fusha”, thuhet nga BE.
Në takim morën pjesë presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Zheljko Komshiç, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviç, presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë